Kontrolli i shenjave në lëkurë
Mësoni vetë se çfarë ndodh në trupin tuaj dhe komunikoni menjëherë me dermatologun për një ekzaminim individual. Vendosni të dhënat tuaja në formatin e mëposhtëm dhe lexoni një vlerësim të përgjithshëm.
Të gjitha shenjat dhe karakteristikat që përshkruhen në vetëvlerësimin tuaj janë të një karakteri të përgjithshëm dhe mund të mos shprehin saktë gjendjen ose sëmundjen tuaj. Për këtë arsye është i nevojshëm ekzaminimi tek dermatologu.

LABORATORI I PARAZITOLOGJISë DHE MIKOLOGJISë

Laboratori mikrobiologjik dhe parazitologjik

Analizat mikrobiologjike dhe parazitologjike të lëkurës kryesisht kryhen në laboratorin mikrobiologjik. Por për të dhënë një diagnozë më të shpejtë disa analiza mund t’i kryejë edhe vetë mjeku dermatolog në klinikën e tij.

Në klinikën tonë kryhen analizat e mëposhtme:

  1. Analiza e mikozave. Shërben për diagnostikimin e infeksioneve mikotike të lëkurës.
  2. Analiza e skuamave (rrjepje). Shërben për zbulimin e parazitëve si në diagnostikimin e zgjebes dhe sëmundjeve të tjera nga parazitët.
  3. Analiza me llambën e Wood-it. Ndihmon në diagnostikimin e mikozave, eritrasmës dhe çrregullimeve të melaninës.
  4. Së fundmi dermatoskopi është pranuar si një mjet i fuqishëm në diagnostikimin e sëmundjeve parazitare si zgjebja, pitiriazis versikolor etj.

 

Foto 1. Ixodes ricinus.

Foto 2. Këpusha e mësipërme në qafën e një fëmije.

Foto 3,4. Mbetje mbas rritjes së morrave të kokës.