Kontrolli i shenjave në lëkurë
Mësoni vetë se çfarë ndodh në trupin tuaj dhe komunikoni menjëherë me dermatologun për një ekzaminim individual. Vendosni të dhënat tuaja në formatin e mëposhtëm dhe lexoni një vlerësim të përgjithshëm.
Të gjitha shenjat dhe karakteristikat që përshkruhen në vetëvlerësimin tuaj janë të një karakteri të përgjithshëm dhe mund të mos shprehin saktë gjendjen ose sëmundjen tuaj. Për këtë arsye është i nevojshëm ekzaminimi tek dermatologu.

KLINIKA

HISTORIKU I SHKURTËR I SHËRBIMIT TONË DERMATOLOGJIK

Dermatologjia bën pjesë në traditën e familjes Nakuçi. Kjo traditë zë fill në vitet 1960 kur Profesor Mantho Nakuçi atëherë mjek i ri, u specializua në dermatologji dhe filloi punën si dermatolog në rrethin e Durrësit. Më vonë si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe si shef i Klinikës së

Profesor Mantho Nakuçi (1932-2008)

Dermatologjisë, me veprën  e tij praktike dhe shkencore, u bë i njohur brenda dhe jashtë vendit.

Nga viti 1998 pasi ishte larguar nga Fakulteti i Mjekësise, organizoi Klinikën e tij Private Dermatologjike ku së bashku me Dr. Mikel Nakuçin kryen nje punë mjaft të dobishme në ndihmë të të sëmurëve dermatologjikë në Shqipëri. Nën drejtimin e Dr. Mikel Nakuçit, klinika u zgjerua edhe me degën e Dermatologjisë Kozmetike në vitin 2005. U pajis me aparaturat e teknologjisë së fundit në dermatologji dhe u pasurua gama e shërbimeve.

Për të thelluar trajtimin shkencor të pacientëve dhe për të vazhduar veprimtarinë shkencore, ata krijuan Institutin e Studimeve Dermatologjike.

Sot klinika drejtohet nga Doktori i Shkencave Mjekësore të Universitetit të Janinës Dr. Mikel Nakuçi.

Njëkohësisht Dr. Mikel Nakuçi zotëron Klinikë Dermatologjike edhe në Greqi dhe e ndan punën midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Profesor Mantho Nakuçi (1932-2008)


INSTITUTI I STUDIMEVE DERMATOLOGJIKE

Klinika private e Doktorit të Shkencave të Universitetit të Janinës mbështet me material shkencor Institutin e Studimeve Dermatologjike. Instituti i Studimeve Dermatologjike u themelua në Tiranë në vitin 2002  me vendimin e Gjykatës së Tiranës. Themeluesi i Institutit  ishte Profesor Mantho Nakuçi (1932-2008). Qëllimi kryesor i Institutit është kryerja e studimeve shkencore në fushën e dermatologjisë në Shqipëri, botimi i revistave, librave e CD-ve për përhapjen e njohurive shkencore dermatologjike, organizimi i seminareve dhe konferencave shkencore në këtë fushë, udhëheqja për realizimin e temave shkencore të specializantëve dhe studentëve si dhe lidhja dhe bashkpunimi me organizata shkencore dhe klinika dermatologjike brenda dhe jashtë vendit. Instituti ka arritur të ketë një numër prej 50 bashkpunëtorësh. Ka realizuar 5 konferenca shkencore mbarëkombëtare, ka botuar për 3 vjet revistën elektronike në internet AMJOL, Ka botuar 2 CD elektronike dhe volumin e parë të Atlasit të Sëmundjeve të Lëkurës si dhe ka ndihmuar  me mijëra pacientë me sëmundje dermatologjike. Rezultatet e punës janë botuar dhe referuar në revista dhe takime kombëtare dhe ndërkombetare. Instituti zotëron një arkiv me rreth tridhjetë mijë foto dermatologjike, në formë fotografish, diapozitivash dhe fotove dixhitale. Qëllimi i Institutit për sjelljen dhe aplikimin në Shqipëri të njohurive dhe teknologjisë së fundit bashkëkohore është realizuar dhe realizohet çdo ditë. Instituti realizon mjekimet më moderne të dermatologjisë, përdor aparaturat më të mira të teknologjisë bashkëkohore në dermatologji dhe realizon studime rezultative shkencore në fusha të ndryshme të dermatologjisë. Qëllimi bazë është ndihma ndaj të sëmurit.

Dr. Mikel Nakuçi me studentët e Fakultetit të Mjekësise gjatë përgatitjes së Konferencës së VI-të të Institutit të Studimeve Dermatologjike.

 

SHËRBIMET QË KRYHEN

1. DERMATOLOGJIA KLINIKE

Qëllimi ynë është ndihma maksimale ndaj të sëmurëve me sëmundje lëkure, duke shfrytëzuar eksperiencën e madhe dhe zhvillimet bashkëkohore të dermatologjisë moderne. Eksperienca 50- vjeçare e Prof. Mantho Nakuçit dhe ajo 20-vjeçare e Doktorit të shkencave Mikel Nakuçi, është përmbledhur në veprën e madhe "Atlas i Dermatologjisë".

2. DERMATOLOGJIA KOZMETIKE

Qëllimi është përdorimi i metodave më të fundit bashkëkohore për dermatologjinë kozmetike, duke u mbështetur në faktorët shkaktarë të problemeve të lekurës. Përpjekje e zbulimit të shkaktarëve me metoda bashkohore, shkaktarë që kanë lidhje si me lëkurën ashtu edhe me gjithë organizmin. Kërkimi realizohet nëpërmjet bashkëpunimit me mjekë të specialiteteve të tjera si endokrinologë, gjinekologë, gastroenterologë, internistë etj, duke pasur në qendër të vëmendjes shëndetin e çdo pacienti.

Problemet që zgjidhim dhe metodat e përdorura:

Mjekimi i akneve, problemet e flokëve, trichograma, botox për rrudhat, acid hialluronik (mbushës), mesoterapi, microdermoabrazion, melasma (njollat e shtatzanise), vragat, striet, etj.

3. MJEKIME ME LASER

Laserat e teknologjisë së fundit realizojnë: Mjekimet më efikase të shumë sëmundjve të lëkurës.

Procedura kozmetike: depilim përfundimtar, zhdukja e kapilarëve e gjakut, njollave kafe të moshës, rinovimi i lëkurës, përmirësimi i rrudhave, vragave, strieve, tonifikimi etj.

 

DISA VLERËSIME MBI "ATLASIN E DERMATOLOGJISË"

 

Prof. Mantho Nakuçi, Prof Jean Civatte, dhe Drejtoresha e Bibliotekës muze të spitalit Saint Louis në Paris, e cila mban në dorë kopjen e veprës "Atlasi i Sëmudjeve të Lëkurës" që ndodhet në atë bibiliotekë.

1.Vlerësime për botimin e parë (1978) :

Prof. Kleine Natrop nga Gjermania (1981) në vlerësimin e Atlasit të Sëmundjeve të Lëkurës të botur prej Prof. Mantho Nakuçit, midis të tjerave shkruan: “... për më tepër dua t’ju uroj për veprën madhore, praktike dhe shkencore. Për mua është një gëzim i madh që nëpërmjet marrjes së këtij libri të bukur të marr njëkohësisht njoftime mbi veprimtarinë tuaj plot aktivitet”.

Prof. Agostino Crosti nga Milano (1980) “ .....dua t’ju falenderoj shumë për Atlasin  me fotografi që më keni dërguar. Pasuria e rasteve të ilustruara dokumenton shumë mirë pasurinë dhe variantet e sëmundjeve që keni pasur rastin të kuroni në klinikën tuaj, tregon interesimin që keni pasur për të zgjedhur e riprodhuar sëmundjet dhe variantet e tyre. Disa forografi janë me të vërtetë ekzemplarë.”

Prof. Johan Wallin (1981) nga Suedia : “jam shumë i gëzuar dhe i befasuar... për librin tuaj  interesant dhe impresionues. Ilustrimet janë shumë të mira. Fatkeqesisht nuk e kuptoj gjuhën tuaj, por besoj se edhe teksti është po aq cilësor sa edhe fotografitë.”

Prof. R. Degos nga Franca (1981) “...unë po e vë nga ana Juaj, këtë vepër në Muzeun e Spitalit të Shën Luigjit, ku do të mund të konsultohet nga një numër i madh dermatologësh francezë dhe të huaj që vizitojnë këtë tempull të dermatologjisë franceze”.

2. Vlerësime për botimin e dytë të Atlasit të Dermatologjië (2007) Autorë: Prof. Dr.Mantho Nakuçi dhe Dr. Mikel Nakuçi.

"Bota shkencore mjekësore shqiptare dhe më gjerë, në vitin 1978 u njoh me një vepër madhore Doc. Mantho Nakucit, me titull “Atlas i Sëmundjeve të Lëkures”, e cila bëri jehonë të madhe dhe të merituar brenda dhe jashtë vendit, duke u vlerësuar si një punim i vyer në serinë e atlaseve dhe si një libër me vlera dhe me përmasa të karakterit ndërkombëtar. Kjo vepër u respektua dhe u çmua me konsiderata të veçanta si nga personalitetet e larta të mjekësise shqiptare ashtu dhe nga profesorë dhe shefa katedre të dermatologjisë të Vjenës, Saint Louisit të Parisit, të Universitetit të Milanos, Stokholmit, Drezdenit dhe nga presidentët e shoqatave ndërkombëtare të Dermatologjisë dhe të Leprës. Ky atlas ka zënë vend në muzeun e dermatologjisë në Paris. Atlasi u vlerësua nga Këshilli i Ministrave me “Çmimin e Republikës” të shkallës së tretë, ndërsa nga Lidhja e Shkrimtarëve “si një punim serioz-shkencor dhe artistik”.

Në vitin 2007, familja e shkencëtare Nakuçi,”At e Bir” nga Përmeti i traditave të  shkëlqyera atdhetare të të mëdhnjeve të kombit, të vellezërve Frashëri dhe shumë shkencëtarëve të tjerë, e mbuluan me lavdi shkencën mjekësore shqiptare duke i dhëne një kontribut të vyer atdheut dhe njerëzimit me botimin e veprës madhore të volumit të parë “Atlasi i Dermatologjisë”, i ndjekur edhe nga tre volume të tjera që do të bëhen publike në 100 vjetorin e shpalljes së pavaresisë, ku do të shpaloset madhështia e tyre".

Dr. Namik M. Shehu

Sekretari shkencor i Akademisë

Shqiptaro-Amerikane.NY

 

NY Gusht 2007

"Ju lumtë për këtë punë të madhe dhe të rëndesishme që keni bërë, është kulminacioni i literaturës dermatologjike në gjuhën shqipe i të gjitha kohrave.

Besoj se dermatologët shqiptarë, kudo që janë do ta kenë këtë "Abetare të dermatologjisë", dhe se do të shërbejë për punën tonë profesionalo-shkencore ...

Mbesim me shpresë se edhe volumet e tjera së shpejti do të shohin dritën!".

Dr. Nijazi Ahmeti. Prishtinë

Botues i Acta Dermatologica Albanica.

“….ai është kaq i gjerë në numrin e sëmundjeve që përshkruan dhe fotot janë të një cilësie të lartë. Ju dhe Dr. Mikel Nakuçi duheni përgëzuar për këtë vepër e cila është një ndihmë e madhe për studentët dhe mjekët”.

Amal K. Kurban.

Profesor i Dermatologjisë. Universiteti i Bostonit.

".... uroj suksese për të (Atlasin e Dermatologjisë), në ndihmë të studentëve tuaj në Shqipëri."

Prof. Martin Black London.