Kontrolli i shenjave në lëkurë
Mësoni vetë se çfarë ndodh në trupin tuaj dhe komunikoni menjëherë me dermatologun për një ekzaminim individual. Vendosni të dhënat tuaja në formatin e mëposhtëm dhe lexoni një vlerësim të përgjithshëm.
Të gjitha shenjat dhe karakteristikat që përshkruhen në vetëvlerësimin tuaj janë të një karakteri të përgjithshëm dhe mund të mos shprehin saktë gjendjen ose sëmundjen tuaj. Për këtë arsye është i nevojshëm ekzaminimi tek dermatologu.

SIFILIZI

Pak histori

Sifilizi është sëmundje që transmetohet me kontaktin seksual, që para epokës së antibiotikëve ishte një problem i rëndësishëm me viktima të shumta. Mendohet se sëmundja erdhi në Evropë nga Amerika, nga detarët e Kristofor Kolombit. Megjithatë ka mendime se sëmundja ka ekzistuar edhe më përpara në Evropë dhe mori formën e një epidemie gjatë mesjetës.

Studjuesi i kësaj kohe Xherolamo Frakastoro, realizoi punime të rëndësishme mbi sifilizin. Kjo sëmundje në shekullin XVI u përhap në formë epidemie shumë të rëndë dhe shkaktoi mijëra viktima. Disa mjekë mendonin nëse ishte ndonje sëmundje e njohur e shfaqur në formë të re, por dalëngadalë mendimi u fokusua drejt një sëmundjeje të re. Kështu u ngritën spitale të veçanta për sifilitikët dhe ndalohej kontakti i tyre me njerëzit e shëndoshë, ndalohej të hynin në hotele, mandje edhe në kisha. Në Paris doli një urdhër që detyronte largimin nga qyteti të të gjithë sifilitikëve që nuk kishin banese brenda 24 orëve, ndërsa të tjerët duhet të vërtetonin se ishin nën mjekim.

Emri i kësaj sëmundjeje "sifilis" është vënë nga poema e Frakastoros "Siphilis sive morbus Galicus" (Sifilizi ose sëmundja franceze) e botuar në 1530 në Verona. Ajo hapet me fjalët:

"Cfarë fatesh dhe çfarë shkaktarësh kanë sjellë një sëmundje të rrallë dhe mizore, që nuk ishte parë më parë, e cila rënoi Evropën dhe qytetet e lulëzuara të Azisë, Libinë dhe që sulmoi Italinë në një luftë të pafat nga Franca, prej së cilës ka marrë dhe emrin "Morbus Galicus". Këto do të tregoj në poemën time. Do të tregoj edhe për mjekimet e reja, dhe se si urtësia ka luftuar këtë sëmundje të rëndë."

Poema flet për aventurat e një bariu të pasur dhe të bukur i quajtur Sifilis, i cili kishte fyer rëndë Apollonin. Zoti mori hak duke e goditur me një sëmundje të rëndë, shenjat e së cilës janë përshkruar mjaft gjallë: Lëkura iu rrop nga gjymtyrët, i ra mishi dhe i dolën kockat e zhveshura. I ranë dhëmbët dhe goja filloi t'i mbante erë të keqe, ndërsa zëri iu pakësua deri në një pëshpëritje të dobët. Zhiva dhe disa bimë të tjera ishin ato që ndoshta do ta shëronin. Poema u ribotua shumë herë brenda një kohe të shkurtër dhe u bë një nga më të njohurat në Evropë.

Sifilizi merrte emrin nga vendi ku hynte infeksioni. Italianët e quanin sëmundja franceze për shkak se vinte nga Franca, polakët e quanin sëmundja gjermane, rusët sëmundja polake etj.

Historiku i sifilizit në Shqipëri

Vijon....